UEFA nuk lejon që stadiumi në Mynih të ndriçohet me ngjyra të LGBTIQ për ndeshjen Gjermani-Hungari

UEFA nuk lejon që stadiumi në Mynih të ndriçohet me ngjyra të LGBTIQ për ndeshjen Gjermani-Hungari

“Ylberi” i planifikuar në stadiumin e Mynihut për nesër si kundër-përgjigje ndaj legjislacionit homofob në Hungari është konsideruar si shumë politik nga shtëpia evropiane e futbollit UEFA duke nxitur protesta në rrjete sociale, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“UEFA ka refuzuar kërkesën për të ndriçuar stadiumin e EURO2020 në Mynih me ngjyra ylberi për sfidën Gjermani vs. Hungari sepse beson që gjesti ka kontekst politik.“

Trupi qeverisës i futbollit evropian ka thënë që mori kërkesën nga kryetari i qytetit gjerman, Dieter Reiter, të hënën.

UEFA deklaroi që kryetari kishte arsyetuar kërkesën duke thënë se po reagonte ndaj legjislacionit që kaloi në Hungari e që i ndalonte njerëzit gay të shfaqeshin në materialet apo librat shkollorë.

Hungaria ka qenë i vetmi vend ku ndeshjet e këtij evropiani janë zhvilluar me kapacitete të plota. /Periskopi 

Shpërndaje në: