UEFA mbledh krerët e Federatave Ballkanike, i paralajmëron me dënime të rënda për kurdisje

UEFA mbledh krerët e Federatave Ballkanike, i paralajmëron me dënime të rënda për kurdisje

Në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, në Sarajevë, UEFA e ka mbajtur takimin me federatat e rajonit, ndër to edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Bëhet e ditur që në këtë takim i pranishëm është edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, transmeton “Gazeta Express”.

Në këtë takim mes UEFA-s dhe federatave të rajonit janë diskutuar disa tema të rëndësishme, por edhe dhënë një mesazh i rëndësishëm nga UEFA drejtuar federatave të pranishme.

Shtëpia e futbollit europian u ka thënë klubeve që UEFA do të jetë më vigjilente sa i përket trukimeve të ndeshjeve, pasi ka angazhuar më shumë njerëz e organizma për parandalimin e kësaj dukurie.

Në të kundërtën, UEFA u ka bërë me dije se nëse vlerësohet se ka trukime, dënimet do të jenë shumë të ashpra, dhe federatat e klubet do të përballen edhe me sanskione të rënda.

Shpërndaje në: