UEFA ‘konfirmoi’ se Real Madridi u dëmtua: Shpjegohet pse VAR-i nuk reagoi dhe anuloi golin e De Bruyne
Shumë “pluhur” u ngrit pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt për shkak të situatës diskutabile që i parapriu golit të skuadrës angleze.
Para se De Bruyne të shënonte, Bernardo Silva preku topin jashtë vijave anësore, ndërsa Camavinga e humbi shpejt topin dhe në aksionin e radhës City barazoi shifrat.
Në momentin që u shfaqën pamjet që tregonin se topi ishte jashtë vijave dhe aksioni i Cityt duhej të ishte ndërprerë, zemërimi shpërtheu në Madrid, ndërsa tifozët e tjerë të futbollit mbetën të habitur se pse teknologjia VAR nuk reagoi për këtë situatë.
Gazetarët e “Eurosport” kanë kontaktuar me UEFA-n për gjithë këtë dhe i kanë pyetur se çfarë ka ndodhur dhe pse nuk ka reaguar VAR-i.
“Bernardo Silva e dërgoi topin jashtë fushës, por VAR-i nuk u lejua të ndërhynte në portën e De Bruyne, pasi menjëherë pas daljes së topit jashtë, Reali e fitoi atë. Kështu ndodhi ndryshimi i pronësisë dhe një veprim i ri. Bëhet fjalë për gabimin e ndihmës arbitrit në atë anë, i cili nuk e ka parë topin jashtë vijës. VAR-i kësaj radhe nuk mund të përfshihet në një aksion tjetër më vonë”, thonë nga “Eurosport” të cilët raportojnë të kenë marrë këtë përgjigjje nga institucioni më i lart i futbollit evropian, UEFA.
Manchester City goal was from a ba out boundary despite the presence of VAR @RMadridInfo pic.twitter.com/Y6Izj5bgyJ
— Mad Madrid (@MaadMadrid) May 9, 2023
Ndeshja në Madrid përfundoi me rezultat 1:1, gjë që sigurisht i shkon më shumë Manchester Cityt, pasi ndeshja e kthimit është në fushën e tyre një javë më vonë.