UEFA jep 1 milion euro për fëmijët në Ukrainë

UEFA jep 1 milion euro për fëmijët në Ukrainë

Lufta Rusi-Ukrainë i ka mobilizuar shumë shtete dhe organizata të njohura për t’iu dalë në ndihmë këtyre të fundit.

E njëra nga organizatat më të fuqishme është Federata Evropiane e Futbollit.

UEFA ka vendosur të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë.

Njoftimin e ka bërë numri një i kësaj federate, Aleksander Ceferin.

Ceferin tha se është detyrë që të mbrohen fëmijët.

“Fëmijët janë shumë të rrezikuar gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe shëndetit të tyre”.
Gjithashtu Fondacioni UEFA ka vendosur të ngre një fond emergjent për ndihmë me vlerë 100 mijë euro për të ndihmuar fëmijët dhe refugjatët ukrainas.

Shpërndaje në: