UEFA i kthen përgjigje Real Madridit për akuzat rreth Topit të Artë
Real Madridi i drejtoi gishtat UEFA-s se ishte përgjegjës për humbjen e Vini Jr në Topin e Artë të 2024 nga Rodri.
Los Blancos besojnë se shtëpia e futbollit pati ndikim në rezultat për shkak se klubi spanjoll po tenton formimin e Superligës Evropiane.
UEFA ka reaguar ndaj Los Blancos për akuzat teksa ata kanë lëshuar në një komunikatë.
“Nëse ata thonë diçka të tillë, kjo thotë gjithçka për ta. Dhe pastaj ai nuk meriton më koment nga ana jonë”, është reagimi i shkurtër nga UEFA.
UEFA ka bashkëpunuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez gjatë viteve të fundit që kur plani i Superligës Evropiane u hartua nga ky i fundit.
Vini Jr ishte padyshim i zhgënjyer për humbjen e Topit të Artë pasi ishte gati ta fitonte atë deri në ditën kur ndodhi ceremonia.
“Gjithçka që mund të bëjë është të punojë edhe më shumë për ta arritur vitin e ardhshëm”, ishin fjalët e brazilianit. /Telegrafi/