UEFA fillon procedurën disiplinore kundër Anglisë, pas organizimit horror të finales së Euro 2020

UEFA fillon procedurën disiplinore kundër Anglisë, pas organizimit horror të finales së Euro 2020

UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës Angleze për mungesë të rregullit gjatë finales së Euro 2020 muajin e kaluar.

Mijëra fansa anglezë u munduan ta thyejnë barrierën e sigurimit në ‘Wembley’ më 11 korrik, me shumë fansa që u futën ilegalisht brenda stadiumit për ta shikuar takimin, transmeton Periskopi.

UEFA konfirmoi se ka filluar një hetim rreth eventeve të asaj dite dhe ka potencuar se Federata Angleze theu rregulloren disiplinore të organizatës.

Federata Angleze është dënuar nga ky institucion për mungesë të rendit ose disiplinës së mbështetësve, të cilët shkaktuan skena të dhunshme në stadium.

Babai i Harry Maguire theu brinjtë nga përplasja, derisa u mundua të futet brenda.

Barrierat e sigurisë dështuan totalisht, me fansat që u ngjitën mbi rrethoja për t’u futur brenda. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: