UEFA fillon hetimet për ndeshjen Angli-Danimarkë

UEFA fillon hetimet për ndeshjen Angli-Danimarkë

Kombëtarja e Anglisë mund ta pësojë nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

Kjo pasi në përballjen gjysmëfinale të Euro 2020, kundër Danimarkës, një fans anglez i kishte drejtuar dritën e laserit portierit danez, Kasper Schmeichel, derisa ky po përgatitej të priste penalltinë e Harry Kane, shkruan Periskopi.

Sulmuesi anglez, eventualisht, shënoi golin që ia siguroi finalen ‘Tre Luanëve’.

Dhe tash UEFA ka hapur hetimet për këtë rast, teksa mund ta gjobisë Anglinë.

Kujtojmë se në finale Anglia do të ndeshet me Italinë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: