UEFA e dënon me afër 120 mijë euro Serbinë

UEFA e dënon me afër 120 mijë euro Serbinë

UEFA ka njoftuar lidhur me dënimet që ia ka dhënë federatës serbe të futbollit.

Gjobat lidhen me ndeshjen ndaj Zvicrës në Letzingrund.

Federata serbe u dënua me 8250 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga tifozët serbë. 25 mijë euro të tjera serbët duhet t’i paguajnë për transmetim të mesazheve që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive. 31 mijë e 500 euro është dënimi ndaj Federatës serbe për hedhje të gjësendeve në fushë të lojës nga tifozët serbë.

Për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë, federata serbe është gjobitur me plot 50 mijë euro.

Federatës së Serbisë po ashtu i është ndaluar shitja e biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s si mysafire.

Për dëmtime në stadium, Federata serbe është gjobitur me 5000 euro. Federatës serbe po ashtu i janë bërë tri paralajmërime për shkelje më të vogla.

Pra për shkeljet në Zvicër, Federata serbe duhet të paguajë plot 119 mijë e 750 euro.

Shpërndaje në: