UEFA do të kryejë hetim të pavarur për kaosin para finales së Ligës së Kampionëve
Organizata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të kryejë një hetim të pavarur për gjithçka që i parapriu ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në Paris, dhe i referohet kaosit të tifozëve në hyrje të stadiumit.
“UEFA ka urdhëruar një raport të pavarur për të gjitha ngjarjet përpara ndeshjes finale ndërmjet Liverpulit dhe Real Madridit. Do të mblidhen dëshmi nga të gjitha anët dhe do të publikohen konkluzionet e një raporti të pavarur. Kur gjithçka të ketë mbaruar, UEFA do të vendosë për hapat e ardhshëm”, është bërë e ditur nga rrethi i Organizatës Evropiane të Futbollit.
UEFA si organizatore e ndeshjes u kritikua nga publiku dhe fillimisht i gjithë kaosi u shpjegua me pretendimet se me bileta false tentoi të pengonte hyrjen e një numri të madh tifozësh.
Policia franceze dhe zyrtarë të lartë të kaosit fajësuan tifozët anglezë që dyshohet se zotëronin biletat false, ndërsa mediat angleze shkruan për një çorganizim të plotë në të cilin oficerët e zbatimit të ligjit në fund përdorën forcë dhe gaz lotsjellës ndaj tifozëve të Liverpool.