UEFA dënon Greqinë për lojën me Kosovën
UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Greqinë për situatën që u krijua në ndeshjen me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Greket, që ishin nikoqirë, u dënuan me 31 mijë e 750 euro në total si dhe me mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme.
Ata u dënuan me 7 mijë e 750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, me 6 mijë euro për hedhje të fishekzjarreve, dhe me 8 mijë euro për përdorim të laserëve.
Ndërkaq, dënimi më i madh brenda grumbullit të dënimeve ishte me dhjetë mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë të lojës. /Periskopi/