UEFA dënon FFK-në

UEFA dënon FFK-në

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar me 900 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK). 

UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 14 dhe 22 janar të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. FFK-ja është dënuar për sjellje të pahijshme në ndeshjen që futbollistet U19 të Kosovës e zhvilluan më 3 dhjetor kundër Greqisë U19, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Futbollistet e Kosovës U19 e humbën ndeshjen me rezultatin 2:0. Turneu i grupit të Kosovës u zhvillua në Gjermani, ndërsa Kosova e mbylli pa asnjë gol të shënuar dhe nëntë gola të pësuar.

Përfundoi e fundit pa pikë, ndërsa do të paraqitet në raundin e dytë të Ligës B. Gjermania e fitoi grupin me nëntë pikë, kurse Danimarka në vendin e dytë me gjashtë pikë. Greqia falë fitores ndaj Kosovës e mbylli garën kualifikuese me tri pikë.

Shpërndaje në: