Udhëzuesi i seksit gjatë Covid-19

Udhëzuesi i seksit gjatë Covid-19

Me arritjen e Covid-19 në Amerikë, vendi më i fuqishëm në botë, Departamenti i Shëndetësisë në New York ka publikuar një seri rekomandimesh mbi mënyrat më të mira për të evituar përhapjen e coronavirus, duke përfshire këtu sjelljet seksuale. Ka një udhëzim të veçantë për të shijuar seksin duke evituar infektimin e vetes dhe të tjerëve.

Udhëzimi mbi sjelljet më korrekte gjatë veprimeve seksuale nis me një parathënie: shpjegimi mbi mënyrat e infektimit nga virusi.

Është e mundur të infektohemi nga një person i infektuar?

Virusi mund të infektojë njerëzit që ndodhen 1.8m larg një personi me Covid-19 kur ai person kollitet apo teshtin.

Virusi mund të shpërndahet nëpërmjet kontaktit të drejtëpërdrejtë nëpërmjet pështymës apo sekrecioneve?

Ka ende shumë për të mësuar për Covid-19 dhe seksin. Virusi është gjetur në feçet e personave të infektuar. Por ende nuk është gjeturi në lëngun vaginal ose seminal.

Seks më të sigurt?

Me veten. Sikurse tha dhe e famshmja gazeta gjermane BILD, nëpërmjet masturbimit Covid-19 nuk mund të shpërndahet. Natyrisht duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe këtu, të lajmë duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda para dhe pas seksit.

Kush është personi më i sigurt mbas nesh?

Partneri i dytë më i sigurt është personi më të cilin jetojmë. Të kesh një kontakt të ngushtë vetëm më një person, duke përfshirë seksin, vetëm më një person të ngushtë , ndihmon në mospërhapjen e Covid-19.

Po nëse je beqar ?

Po nëse nuk keni një marrëdhënie të qëndrueshme? Nëse jemi beqarë?

Duhet evituar sa më shumë kontaktet e afërme me të gjithë.  Nëse zakonisht përdorim aplikacione për takime si Tinder, është e udhës që të mendojmë për një pauzë. Opsioni më i mirë në këtë rast është: seksi virtual.

A mund të puthemi?

JO. Puthja mund të shpërndajë Covid-19. Evitoni puthjet me të gjithë ata që nuk janë në mesin e kontakteve tuaja të ngushta.

Seksi komplikohet

Si përfundim partneri më i sigurt seksual je ti. Masturbimi vazhdon të jetë mënyra më efikase për të mos trasmetuar coronavirusin. Në vend të dytë, përsa i përket sigurisë qëndrojnë personat më të cilat jetojmë. Do të ishte më mirë që të hiqnim dorë na raportet fizike të drejtëpërdrejta duke preferuar forma virtuale.

Më shumë: gjatë aktit seksual nuk këshillohet të puthet partneri sidomos nëse nuk bën pjesë në rrethin e ngushtë. Është shumë e rëndësishme të lajmë duart, mbas raportit seksual dhe të dizinfektomë të gjitha lojërat erotike, tastierën dhe kompjuterin.

Së fundi nëse partneri ka simptoma gripi, alergjie, apo coronavirus është e këshillueshme të evitohet plotësisht kontakti seksual.

Shpërndaje në: