Udhëtim në anën tjetër të botës: Klubi rus u desh të bënte rrugëtim 8500km për ndeshjen e Ligës së Tretë
Takimi i javës së 28-të në kategorinë e tretë të futbollit rus prodhoi njërin nga rrugëtimet më të gjata.
Futbollistët e klubit rus, Sokol Saratov udhëtuan 8500 kilometra për takimin e kategorisë së tretë ndaj Sakhalin, takim ky i cili u mbyll me rezultatin 1-1.
FC Sokol Saratov, klub i cili në fillim të viteve 2000-ta militonte në Premier Ligën ruse, është i vendosur në qytetin Saratov, 850 kilometra në jug lindje të Moskës.
Teksa Sakhalin, është ishull në oqeanin Paqësor, dhe ndodhet në veri të Japonisë, mbi 8500 kilometra larg Saratov.
Takimi u zhvillua në kushte të vështira atmosferike edhe pse jemi në muajin maj.