Udhëtarët e frikësuar nga shpejtësia enorme e Panamera Turbo S (Video)
Shumicën e rasteve, shoferët nuk u tregojnë udhëtarëve tjerë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, në mënyrë që të mos i frikësojnë.
Por, po që se voziten me Panamera Turbo S e kanë të pamundur, ngaqë është një ekran që tregon shpejtësinë momentale.
Madje, nuk është vetëm ky element, por edhe pika e rëndesës të këtij hibridi, si dhe presioni që po bëhet mbi rrotë.
Kjo Porsche me 680 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8-sekonda, ndërsa kur është duke lëvizur me Turbo S, e arrin për dy sekonda.
Qëndrimi në një makinë që lëviz me këtë shpejtësi, padyshim se do t’i frikësonte udhëtarët që ndodhen në të. /Telegrafi/