Ua merr mendja se për çfarë përdoret dollapi poshtë furrës?

Ua merr mendja se për çfarë përdoret dollapi poshtë furrës?

Shumica nga ne në atë dollap kryesisht lëmë gjërat e nevojshme, siç janë letrat e kuzhinës, foliet, tepsitë dhe mjete të tilla të cilat në shumicën e rasteve nuk kemi vend ku t’i vendosim dhe zgjedhim t’i lëmë aty.

Por a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se çfarë shërben në të vërtetë ai dollap?! Dollapi poshtë furrës elektrike, ndryshe quhet “dollap i nxehtë”, pasi shërben që të ruhet nxehtësia e ushqimit rreth 2 orë pasi që të jetë gati.

Pra, në vend se t’i lini gjërat e kuzhinës, si tepsitë dhe gjërat e tjera, ju mund ta futni ushqimin e përgatitur të cilin nuk pretendoni ta hani menjëherë pasi të jetë gati. Thjeshtë hiqni të gjitha gjërat nga dollapi poshtë furrës, pastrojeni mirë atë dhe filloni ta përdorni për arsyen pse ekziston!

Ky dollap është shumë i dobishëm sidomos në rastet kur keni përgatitur darkë ose drekë për mysafirë të rëndësishëm dhe ata nuk vijnë në kohë ose vonohen më shumë se që duhet. Dhe në këtë rast ky dollap hyn në funksion, duke ju ndihmuar që ta mbani ushqimin e nxehtë edhe për disa minuta më shumë, duke mos e lënë të ftohet.

Nëse ende nuk jeni të sigurt për këtë gjë, ju mund t’i lexoni instruksionet që shkruajnë në garancionin e furrës së shporetit elektrik. Pra, thjeshtë pastrojeni atë mirë, largoni pajisjet e tjera dhe filloni ta përdorni dollapin për atë çfarë është krijuar. Tani është koha ta shpërndani këtë artikull me njerëzit e tjerë, që edhe ata ta mësojnë funksionin e vërtetë të këtji dollapi.

Shpërndaje në: