U21: Shqipëria fiton lehtë ndaj Sllovenisë
Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Sllovenisë U21.
‘Kuqezinjt’ vendosën fatin e takimit në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë, për fitoren 2:0, shkruan Periskopi.
Karrica shënoi në minutën e 53’, pas asistimit të Mitaj, kurse vetëm pesë minuta më vonë golin gjeti edhe Dobra, me Ndreckan që bëri asistuesin.
Shqipëria shkon në pozitën e dytë me nëntë pikë në katër ndeshje, kurse Sllovenia ka vetëm katër pikë. /Periskopi/