U vodhën në BE, sekuestrohen 80,000 euro në Durrës, dy persona të arrestuar
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të shitnin në treg një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe ka sekuestruar 80,000 euro.
Të arrestuarit janë shtetasit Taulant Demerxhiu (33 vjeç) dhe Vladimir Kokomani (43 vjeç).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.