U vihet zjarri dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit

U vihet zjarri dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit

Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë pas mesnate.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri.

“Pas mesnatës, rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet”, ka thënë Elshani.

Shpërndaje në: