U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer.

Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër koronavirusit.

Ajo publikoi një video, me anë të së cilës tregoi procesin e vaksinimit, por nuk tregoi në cilin vend gjendet.

Me anë të postimit të fundi, Era thotë se ndjehet mirë pas vaksinimit, ndërsa lloji i vaksinës që ka marrë është Pfizer.

“Ndjehem normal pas vaksinës së COVID-it, për ata që më pyetën, ishte Pfizer. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet”, shkroi këngëtarja.

Shpërndaje në: