U tha se nuk e linte Marinën të punonte, Getoar Selimi shuan kureshtjen
Getoar Selimi ka bërë si rrallëherë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij private!
Në një intervistë për revistën Living, të cilën ai ka zgjedhur ta bëjë publike në profilin e tij në Instagram, reperi flet jetën në Tiranë, xhelozinë e përfolur dhe zgjerimin e familjes!
Janë bërë 6 vjet që Getoari jeton në Tiranë dhe ai shprehet se ka qenë gjithnjë shumë i lidhur me Shqipërinë.
Lidhja u forcua kur reperi u njoh me Marinën dhe fakti që ata jetojnë në kryeqytet ishte një vendim i përbashkët.
“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, shprehet reperi.
Ai foli edhe për fillimet e lidhjes me Marinën, kur ngacmonte Luanën për të motrën, pasi e njihte më shumë atë falë punës, si dhe kur i është dashur të bëjë rolin e përkthyesit mes familjes së tij dhe të Marinës, të cilat kanë pasur shpesh herë keqkuptime.
Por si e priti familja e Marinës reperin?
Reperi shprehet se me Luanën ka pasur më shumë komunikim, madje e ka ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm sipas tij. Por për t’u bërë baba dhe për të zgjeruar familjen çfarë mendon Getoari?
“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, u shpreh reperi.
Ai foli edhe për lajmet e tipit “Geti nuk e lë Marinën të punojë” dhe tha se qeshte me Marinën sa herë që i lexonin ato: “Njerëzit më paragjykojnë se ju dukem i ashpër, xheloz agresiv”, thotë Getoari i cili shton se i pëlqen të qëndrojë indiferent kur lexon të tilla lajme të pavërteta.