U tha që nuk u paguan për fundvit – Flasi nga klubi i KF Drenasit për pagat e lojtarëve
Në media vendore u raportua se klubi i Drenasit i ka lënë pa paga lojtarët e tyre për fundvit.
E vërteta është se futbollistët e KF Drenasit nuk i kanë marr pagat e muajit nëntor por ato paga priten të dalin së shpejti, shkruan Periskopi.
Periskopi ka kontaktuar me antarin e bordit të klubit KF Drenasit, Burim Bujupi për ta konfirmuar një gjë të tillë.
Bujupi tha se është e vërtetë që lojtarët nuk kanë marr pagat e nëntorit, por që dokumentet që i kanë dërguar në ministri për sponsorizim nuk janë paranuar hala, por që tha se brenda 3 ditësh do të rregullohet gjithçka.
“Për muajin nëntor është e vërtetë që nuk e kanë marr, por dokumentat që i kemi dërguar në ministri për sponsorizim nuk i kanë pranuar hala, kështu që brenda 2-3 dite do të rregullohet gjithçka”, tha Bujupi.