U sulmua nga 3 qentë e tij, humb jetën ish-futbollisti afrikan
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zambia aty ku ish-futbollisti, Philemon Mulala humbi jetën në mënyrë të papritur pasi u kafshua nga 3 qentë e tij të cilët i mbante në shtëpi.
60-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Afrikë të Jugut nga bashkëshortja e tij ndërsa menjëherë autoritetet morën masa dhe i larguan tre qentë e tij.
Ajo nisi të kërkonte në shtëpi për Mulalan, por e gjeti atë vetëm në oborrin e banesës ndërsa për fat të keq ish-futbollisti humbi jetën në vend. Një ngjarje e rëndë për ish-futbollistin që numëron edhe gjashtë prezenca me kombëtaren e Zambias ndërsa ia ka dalë të shënojë edhe tre gola. /ss