U shkarkua nga Tottenhami, por Nuno do të marrë ‘një mal’ me para nga Spurs

U shkarkua nga Tottenhami, por Nuno do të marrë ‘një mal’ me para nga Spurs

Nuno Espirito Santo e përfundoi më herët sesa mendohej aventurën e tij me Tottenham Hotspur.

Trajneri portugez, i cili me Wolverhampton bënte befasitë më të mirë në Premier League, me Tottenham nuk arriti të përmbushte objektivat.

Ndonëse shpallej trajneri i muajit në fillim sezon, Nuno u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenham dhe u zëvendësua nga Antonio Conte.

Por, të mira ka edhe nga kjo punë. Sun Sport shkruan se portugezi do të pranojë 12 milionë funte nga skuadra londineze.

Pra, për vetëm katër muaj punë në pjesën veriore të Londrës, Nuno Espirito Santo do të dalë me 12 milionë funte. /Periskopi/

Shpërndaje në: