U shënuan 187 gola – Nisin hetimet për dy ndeshjet e futbollit
Disa ndeshje të nivelit të dytë në Sierra Leone kanë rënë në sy të autoriteteve.
Federata e Futbollit të Sierra Leones (SLFA) ka njoftuar se do të kryhet një hetim për dy ndeshje që përfunduan me rezultate 95-0 dhe 91-1.
187 golat e shënuara në ndeshjet e nivelit të dytë të garave, thuhet se përfshin klubet e njohura atje; Kahunla Rangers dhe Kono Gulf, të cilat fituan ndaj Lumbebu United, respektivisht Koquima Lebanon.
Dyshimet filluan pasi pjesët e para në këto ndeshje përfunduan me rezultatet 2:0 dhe 7:1. Rezultatet zyrtare të ndeshjeve në fjalë janë anuluar tashmë – ka shkruar “Goal”.
SLFA është e vetëdijshme për shqetësimet serioze të manipulimit të ndeshjeve. Presidenti i kësaj federate, Thomas Daddy Brima, tha për “BBC Sport Africa”:
“Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të shohim një situatë të sikletshme si kjo, e të mbetet e pandëshkuar. Ne do të nisim një hetim të menjëhershëm dhe do të sjellim të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë. Të gjithë ata që shpallen fajtorë do të trajtohen në përputhje me ligjet e SLFA-së dhe gjithashtu do t’i dorëzohen komisionit antikorrupsion të vendit”.