U shënoi gol mes Beogradit, ikona e futbollit shqiptar: Këta serbët nuk paska dajak që i zbutë

U shënoi gol mes Beogradit, ikona e futbollit shqiptar: Këta serbët nuk paska dajak që i zbutë

Tërbimi nacionalist serb pas humbjes përballë Zvicrës, ka çuditur ikonën e futbollit shqiptar, Sokol Kushta.

Ish-futbollist i njohur vlonjat ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas fitores 3-2 të Zvicrës, e cila bëri të shpërthente një valë nacionalizmi të tërbuar.

“Urime për Zvicrën… Unë një gjë s’kuptoj, nga 1987 deri sot… edhe një kafshë në kopshtin zoologjik do ishte zbutur… por këta serbët s’paska dajak që t’i zbusë”, shkruan ikona e futbollit shqiptar në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kushta i referohej në fakt edhe vitit ku ishte ai që i “dha dru” serbëve në Beograd, kur me golin e tij eliminoi Partizanin e Beogradit në Kupën UEFA duke kualifikuar Flamurtarin.

Shpërndaje në: