U raportua si vdekje në punë, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
Lajmi u bë me dije nga policia italiane, e cila shton se ka ndaluar një person të dyshuar për këtë ngjarje, raporton A2CNN.
Kaja ishte drejtuesi i një kompanie të jashtme dhe u gjet i vdekur në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata mbrëmjen e së martës.
Fillimisht, autoritetet hodhën hipotezën e një aksidenti ose sëmundjeje gjatë punës.
Viktima është gjetur me një lëndim në kokë dhe mjekët dyshonin se kishte rënë nga një lartësi.
Por tani shfaqet hipoteza që ai mund të jetë goditur me armë zjarri, e cila ende nuk është gjetur.
Autori i dyshuar i ngjarjes është një shqiptar tjetër, që është marrë në pyetje nga autoritetet, në praninë e avokatit, por dëshmia e tij është kontradiktore.