U promovua libri “Praktika Gjyqësore Përmbarimore, përmbledhje e vendimeve të Gjykatës Komerciale të Kosovës”, nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”
Në prani të shumë profesionistëve ligjor dhe atyre financiar, Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata” ka publikuar sot librin “Praktika Gjyqësore Përmbarimore, përmbledhje e vendimeve të Gjykatës Komerciale ”. Ky publikim përbën një risi në publikimet ligjore, pasi që është unik në formatin e tij në Kosovë.
Libri përmban 71 vendime të përzgjedhura me kujdes, nga një total prej më shumë se 800 vendimesh të shqyrtuara dhe është ndarë në 9 kapituj tematik, duke ofruar një pasqyrë të të strukturuar të procedurave përmbarimore në Kosovë, nga themelimi i Gjykatës Komerciale e deri më 31 dhjetor 2023.
Drejtori i Shoqërisë së Avokatëve “Vokshi & Lata”, Urim Vokshi, ka theksuar rëndësinë e këtij publikimi për profesionistët e fushës ligjore duke shtuar se: “Publikimi është dizajnuar për të shërbyer si një udhëzues i detajuar për avokatët, përmbaruesit, bizneset, kontabilistët dhe të gjithë ata që merren me zbatimin e ligjit të përmbarimit. Ai përfshinë sqarime të praktikës gjyqësore dhe ofron referenca të sakta për konsultimin e vendimeve të plota, duke ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në proceset përmbarimore”u shpreh avokati Vokshi.
Bashkëautori i librit avokati Florin Lata sqaroj se si Shoqëri e Avokatëve synojnë që të japin kontribut në shoqëri përmes publikimeve të vazhdueshme në fushën e së drejtës, duke pasur në vëmendje vlerat që përfaqëson profesioni i avokatit por edhe synimet e Vokshi & Lata për t’u harmonizuar me standartet e ESG. Z. Lata theksoj se “ me anë të këtij publikimi synojmë të informojmë të gjitha akterët e përfshirë në procedurat përmbarimore me vendosjen e gjykatës, por njëherit synojmë që për tema të caktuara të rrisim vëmendjen për unifikim të praktikës gjyqësore me qëllim të parashikueshmërisë së interpretimit të normave, e që do ta rriste sigurinë juridike në vendin tonë dhe do ta zvoglonte mundësinë për arbitraritet” tha Lata.
Panelist në këtë promovim ishin edhe Luan Matoshi kontabilist dhe Afërdita Shala juriste, të cilët shkëmbyen përvoja dhe eksperiencat e tyre me publikun, ku u theksuar rëndësia që të gjitha palët e përfshira në procedurën përmbarimore të mund të jenë të njoftuar me praktikat në vendimmarrje të gjykatave kosovare. Znj. Shala ndau me të pranishmit sfidat e hasura në procedurat e përmbarimit gjatë punës së saj të përditshme.
Ndërsa Z. Matoshi vuri në pa edhe mos përfshirjen problematikave të përmbarimit në programet e kontabilitetit që janë aktualisht në Kosovë me qëllim që të merret parasysh edhe praktika gjyqësore në punën e përditëshme të kontabilisteve dhe personave tjerë që janë të përfshirë në përmbarim, e në veçanti me qëllim që të mos arrihen afatet e parashkrimit të borxheve.
Të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë e promovimit kanë mundësinë që në formë elektronike përmes web faqes zyrtare të Vokshi & Lata ta shkarkojnë librin falas.