U prit si hero dhe bëri heroin qysh në ndeshjen e parë: Ronaldo shënon dy herë në fitoren e Man Utd ndaj Newcastle
Cristiano Ronaldo është heroi i përballjes së Manchester United me Newcastle United.
Manchester United mori tri pikë të reja në Premier League, falë fitores së shënuar 4:1 ndaj Newcastle, fitore kjo që erdhi pas një paraqitje brilante të CR7.
Cristiano zhbllokoi takimin në minutën e 45+1’, kur shënoi pas një topi të kthyer nga portieri, shkruan Periskopi.
Goli i tij u neutralizua nga Manquillo, i cili në minutën e 56’ ktheu balancën duke vendosur rezultatin 1:1.
Megjithatë, Cristiano Ronaldo pati edhe një befasi të dytë, në debutimin e tij të dytë. Ai shënoi edhe një herë në minutën e 62’, për t’i rikthyer epërsinë ‘Djajve të Kuq’.
Për ta bërë fitoren e United një fitore portugezësh, Bruno Fernandes çoi rezultatin në 3:1 me golin e minutës së 80’, kurse rezultatin final e vulosi Lingaard në minutat shtesë për 4:1.
Me këtë fitore United ngritët në krye të tabelës, me 10 pikë të tubuara. Newcastle ndërkohë mbetet me vetëm një pikë, në pozitën e parafundit. /Periskopi/