U plagos aksidentalisht nga vëllai i mitur, operohet 10-vjeçari, gjendja e tij stabile

U plagos aksidentalisht nga vëllai i mitur, operohet 10-vjeçari, gjendja e tij stabile

Një 10-vjeçar është plagosur aksidentalisht të shtunën nga vëllai i tij, poashtu i mitur në komunën e Suharekës.

Për shkak të lëndimeve trupore, nga spitali i Prizrenit, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se 10-vjeçari pas intervenimit kirurgjik tani është në gjendje stabile.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, tha Syla.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës në raport tha se rasti kishte ndodhur aksidentalisht, dhe viktima ishte plagosur me pushkë gjuetiur.

Për këtë po vazhdojnë edhe hetimet.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: