U përzu nga Trumpi: Kush nga BE i doli në mbështetje Zelenskyt?

U përzu nga Trumpi: Kush nga BE i doli në mbështetje Zelenskyt?

E priti para derës së shtëpisë, por qysh Trump e përzuri Zelenskyn brenda 2 ore?

Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës Vlodymyr Zelensky u mbajt sot. Takimi i cili u transmetua drejtpërdrejt u zhvillua me debate, kërcënime e tone të ashpra. Madje erdhi deri aty sa Trump e pëzuri Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë dhe tha se “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”. Periskopi ju sjell detaje se çka ndodhi…

Presidenti amerikan ditë më parë kishte paralajmëruar takimin me Zelenskyn, me të cilin do të nënshkruante marrëveshjen për mineralet.

Kjo marrëveshje e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase.

Por, nuk shkoj gjithçka ashtu siç pritej. Marrëveshja dështoi të nënshkruhej.

Trump shpërthej ashpër ndaj Zelenskyt, pasi ky i fundit i kërkoi Trumpit të mos kishte kompromise me Vladimir Putin sa i takon negociatave të paqes.

Me një tonë të ashpër, Trump tha: “Duhet të jeni mirënjohës. Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes kështu. Ju nuk keni mjaftueshëm trupa. Nuk mund të na thoni ne e doni apo jo një marrëveshje armëpushimi”.

Më tej, Trump ia preu shkurtimisht Zelenskyt: “Ose bëni marrëveshje, ose ne largohemi”.

Menjëherë pasi përfundoi takimi, pati reagime nga liderët evropian.

Gjermani, Franca, Polonia e shumë vende tjera i dolën në krah Zelenskyt.

Më poshtë gjeni reagimet e disa prej tyre: 

Kancelari aktual i Gjermanisë Olaf Scholz: Askush nuk dëshiron paqe më shumë se sa ukrainasit. Prandaj ne po punojmë në një rrugë të përbashkët drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron: Ka një agresor: Rusia. Ka një viktimë: Ukraina. Kishim të drejtë të ndihmonim Ukrainën dhe të vendosnim sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë — dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri: Trump dhe Vance kanë bërë një shfaqje të turpshme. Më vjen turp për atë sjellje. SHBA meriton diçka më të mirë. Bota e lirë duhet të mbështesë Ukrainën. Unë kam qenë dhe jam me të

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk: I dashur Zelensky, të dashur miq ukrianas, nuk jeni vetëm.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sancehz: Ukrainë, Spanja qëndron me ty.

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerboc: Ukriana nuk është vetëm. Gjermania bashëk me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar krah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukriana mund të llogarisë në përkrahjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe përtej. Mbrojtja e tyre ndaj demokracisë dhe kërkesa për paqe, dhe siguria është e jona.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu: E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori. Ukraina mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qendrojmë me Ukrainën.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda:Ukrainë nuk do të ecësh kurrë vetëm.

Kryediplomati i Estonisë, Margus Tsahkna:Pengesa e vetme për paqe është vendimi i diktatorit rus, Vladimir Putin që ta vazhdojë luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina ndalet së luftuar, nuk do të ketë më Ukrainë.

Detaje që s’u panë: Si e përzuri Trumpi Zelenskyn

Trump: Zelensky të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të jetë gati për paqe, sot nuk e respektoi popullin amerikan

 

Mesazhi i parë i Zelenskyt pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Faleminderit amerikanë, faleminderit Trump, ne na duhet një paqe e drejtë

Shpërndaje në: