U përputhën, Andi propozon Tean
Teksa prej kohësh pritej një hap tjetër në marrëdhënien e tyre disa mujore në Përputhen, Andi dhe Tea bënë sot deklaratën e fortë: Të dalin të përputhur nga ky program!
Pjesë nga biseda e çiftit të ri të “Përputhen”
Andi: Kam shumë emocione
Tea: E di edhe unë, më tepër se ditën e parë që kam ardhur këtu
Andi: Nuk di nga t’ja nis, që nga dita e parë që të kam parë? Ke qenë e para që ke bërë koment negativ për mua, në fillim fare të kam nënvlerësuar, po ta them publikisht sepse nuk kishim filluar të flisnim edhe pastaj po të shikoja që po na përputheshin mendimet, më kujtohet Emini, edhe po i thoja sdi ca të bëj ta ftoj apo jo në takim. Janë disa gjëra që sdo i harroj kurrë.
Tea: Kemi ndjerë të njëjtën gjë, përshtypja e parë ka qenë : buzëqumësht, pastaj pash klipin, narcist, por ja që përshtypja e parë gënjen. Jemi shumë larg nga ajo që ishim në fillim
Andi: Pavarësisht çdo gjëje që kemi kaluar këtu, fakti që kemi dalë me njerëz të tjerë…
Tea: E rëndësishme është që kemi bërë paqe me të kaluarën…
Po mendojmë të dy për një të ardhme (njëzëri)
Andi: Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura për tu treguar. jo të gjithë arrijnë të përputhen dhe realist jam me fat sepse ti je vazja e duhur për mua
Tea: Gjatë kemi ndenjur këtu
Andi: Shumë gjatë, është momenti që të vazhdojmë njohjen jashtë, të jemi të lirë
Tea: Ta njohim njëri tjetrin lirisht
Andi: Besuat se ju e kuptuat që ne kemi dalë në këtë përfundim, vendosëm ta bëjmë publike sot, mendoj se gjëra më e duhur është të njihemi jashtë edhe më tepër. Tani kam kuptuar vërtetë çdo të thotë përputhen, e ndjej Tean personin e duhur për veten dhe pse jo të kalojë jetën me të.