U ndërpre për shkak të motit të keq, të mërkurën rinis mësimi në 37 shkollat në Kukës

Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, procesi mësimor do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e prefekturës Kukës.
Sipas konfirmimeve të marra nga drejtuesit e shkollave, administratorët e njësive administrative dhe shtabi i emergjencave, 37 shkolla do të rinisin mësimin pas dy ditëve pushim për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin, shkruan A2 CNN.
Në një njoftim zyrtar, Prefektura e Kukësit bëri me dije se mësimi u ndërpre pas një urdhri të shpallur ditën e diel, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.
Autoritetet lokale dhe shtabi i emergjencave janë angazhuar për të garantuar kushte të sigurta për rikthimin e nxënësve në shkolla.