U mundësonin të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg dhe gjobë duke fshehur urdhëresat, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës

U mundësonin të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg dhe gjobë duke fshehur urdhëresat, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër D.H dhe I.I, për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ata dyshohet se kanë fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në nëntë lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, raporton Express.

Sipas aktakuzës, “nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, D.H., në pozitën e bashkëpunëtorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorëzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm Sistemit Gjyqësor”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shpërndaje në: