U mposht nga skuadra më e dobët në Superligë, presidenti i Feronikelit i frustruar: Do të dënoheni të gjithë
Feronikeli është mposhtur sot në Pejë nga Besa, e cila gjendet në pozitën e fundit në tabelë.
Kjo humbje prej 2-1, vjen në kohën kur klubit nga Drenasi i duhen pikët në mënyrë që të largohet nga zona e rrezikshme.
Si duket, kjo humbje ka nervozuar edhe kryetarin e Feronikelit, Naser Ramajn, i cili ka paralajmëruar denime për të gjithë, duke e quajtur këtë humbje turpëruese.
Ky ishte reagimi i tij në Facebook: