U mposht nga ekipi i Tares: Zaniolo iu tregon organin gjenital tifozëve të Lazios

U mposht nga ekipi i Tares: Zaniolo iu tregon organin gjenital tifozëve të Lazios

Nicolo Zaniolo nuk e ka përjetuar mirë humbjen ndaj Lazios.

Ylli i Romës ishte tradhtuar nga nervat në një moment gjatë derbit të Romës, duke bërë disa sjellje për të cilat mund të dënohet.

Ai bëri disa gjeste ofenduese në drejtim të tifozëve, dhe për këtë thuhet se mund të dënohet me gjobë ose ndeshje.

Tensionet ishin të mëdha në Stadio Olimpico kur ylli i Romës u zëvendësua në pjesën e dytë të ‘Derby Della Capitale’.

Një grup i tifozëve të Lazios kritikuan Zaniolon, i cili nuk u tërhoq dhe shfrenoi gjestet e tij.

Zaniolo ishte akoma më i ashpër sesa Diego Simeone, duke kapur organin e tij gjenital. Shikoni videon. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: