U mposht në Kupë nga skuadra e Ligës së Parë: Trajneri i Superligës menjëherë jep dorëheqje

U mposht në Kupë nga skuadra e Ligës së Parë: Trajneri i Superligës menjëherë jep dorëheqje

Drenica sot pësoi humbje 1-0, duke u eleminuar nga çerekfinalja e Kupës së Kosovës nga Dukagjini.

Disa orë pas takimit, vjen edhe dorëheqja nga trajeri i Drenicës, Bledar Devolli.

Lajmi u bë i ditur për faqes zyrtare të Drenicës.

Ky është shkrimi i plotë: 

Bledar Devolli ndahet me klubin!
Skenderaj – 17-03-2021
Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.
Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.
Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.
Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.

Shpërndaje në: