U mbajt në xhep të vogël për 90 minuta nga Konate, momenti kur Ibran e lëshojnë nervat nga inati
Mbrojtja e Liverpoolit ishte absolutisht e jashtëzakonshme gjatë fitores 2-1 në ‘San Siro’, të martën mbrëma.
‘Të Kuqtë’ vërtetë dhanë një mesazh të fortë në Champions League, derisa u bënë skuadra e parë angleze në histori që fiton të gjitha gjashtë ndeshjet e grupit, transmeton Periskopi.
Dhe këtë e arritje e bën edhe më të jashtëzakonshëm fakti se Liverpooli ishte pjesë e asaj që quhej ‘grupi i vdekjes’, së bashku me Porton dhe Atletico Madridin.
E drejtë të themi se në ndeshjen kundër Milanit, Ibrahima Konate ishte MVP-ja i vërtetë për skuadrën nga ‘Merseyside’, me shumë mbështetës që e shpallën atë ‘Lojtarin e Ndeshjes’.
Sipas ‘SofaScore’, ish-mbrojtësi i RB Leipzigut bëri shtatë spastrime, dy ndërhyrje, dy ndalesa dhe një pasim kyç.
Veç këtyre statistikave, shumë fansa besuan se Konate mbajti në xhep të vogël njërin prej sulmuesve më të mëdhenj në futboll, Zlatan Ibrahimovicin.
Në fakt, kemi arsye të fortë të mendojmë se Ibrahimovic u ngop me Konaten duke e dominuar vazhdimisht, nëse shikojmë pamjet ku shihet suedezi duke e hedhur rivalin për tokë në pjesën e dytë.
Në stilin tipik Zlatan, 40-vjeçari u përfshi kokë më kokë me Konaten duke iu hedhur përmbi.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Zlatan is fed up with Konate ?pic.twitter.com/UN29QvjVDq
— M.Salah11 (@fcsalah11) December 7, 2021