“U lejua për arsye humanitare” – Specialja reagon për vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare, raporton klankosova.tv përcjell Periskopi.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ka shkuar për ta vizituar babain e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.