U largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja – Ten Hag e paralajmëron Ronaldon

U largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja – Ten Hag e paralajmëron Ronaldon

Cristiano Ronaldo dukej i mllefosur mbrëmë në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Tottenhamit, 2:0.

Derisa “Djajtë e Kuq” ishin afër ta festonin këtë fitore të rëndësishme, i pakënaqur ishte Cristiano Ronaldo.

Yllit portugez nuk iu dha rasti të luante fare në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, shkruan “Gazeta Express”.

37 vjeçari i mllefosur u largua drejt dhomave të zhveshjes ende pa përfunduar loja, duke e shfaqur pakënaqësinë ndaj trajnerit Erik ten Hag, që vendosi të mos e inkuadronte fare në lojë, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Trajneri holandez pas lojës u pyet rreth këtij incidenti, por nuk preferoi të fliste shumë në ato momente për “CR7”.

“Unë nuk do t’i kushtoj shumë rëndësi kësaj çështjeje sot. Do të merremi me të nesër (të enjten). Duam të mbetemi të fokusuar në këtë ekip. Ishte një performancë e mrekullueshme nga të gjithë 11 lojtarët”, theksoi ish-trajneri i Ajaxit.

Sot pritet të zhvillohet një takim sqarues në mes të Ten Hag dhe Ronaldo.

Portugezi pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë janarit pasi s’po ka hapësira në “Teatrin e Ëndrrave” dhe nuk po e ka mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në: