U largua me urgjencë nga Katar-i, Sterling zbulon kur mund të rikthehet në Botëror

U largua me urgjencë nga Katar-i, Sterling zbulon kur mund të rikthehet në Botëror

Prania e Raheem Sterling në çerekfinalen e shumëpritur mes Anglisë dhe Francës, e planifikuar për të shtunën, më 10 dhjetor, mbetet në dyshim.

Sulmuesi i Chelsea-t dhe Southgate, në fakt, do t’u kishte bërë të ditur miqve dhe të njohurve se ai nuk donte të kthehej në Katar përpara se të sigurohej që familja e tij nuk është në rrezik.

“Unë nuk mund të shkoj askund derisa të jem 100% i sigurt se familja ime është e sigurt”,-tha Sterling.

Anglezi u kthye me nxitim në shtëpi të dielën, para ndeshjes së 1/8-ave, kundër Senegalit, që u fitua pa probleme nga bashkëlojtarët e tij.

Kjo për shkak se familja e tij u grabit dhe jeta e partneres së tij dhe tre fëmijëve të tyre mund të rrezikoheshin, për fat të mirë në momentin e grabitjes ata nuk ishin në shtëpi.

Sipas raportimeve nga Anglia Sterling u trondit nga kjo ngjarje dhe ndaj u largua me urgjencë nga Katari.

Shpërndaje në: