U infektua me koronavirus, Genc Prelvukaj shtrihet në spital

U infektua me koronavirus, Genc Prelvukaj shtrihet në spital

Këngëtari Genc Prelvukaj është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjeteve sociale, duke thënë se është ruajtur shumë, por, s’shpëtoi pa e prekur edhe atë.

 

Mirëpo, siç duket, gjendja e tij nuk është edhe shumë mirë.

Ka qenë e dashura e tij Eni Koçi ajo e cila ka hedhur një storie në Instastory ku tregoi se Genci është shtrirë në spital.

 

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë” shkroi Eni në imazhin ku i dashuri i saj shihet duke marrë infuzion.

Shpërndaje në: