U infektua lojtari i Skocisë, i futen në izolim Anglisë dy lojtarë – përfshirë kryesorin

U infektua lojtari i Skocisë, i futen në izolim Anglisë dy lojtarë – përfshirë kryesorin

Planet për ndeshjen finale të Anglisë kundër Çekisë në Wembley janë prishur pasi dy startues janë detyruar të vetizolohen.

Bëhet fjalë për Ben Chilwellin dhe Mason Mountin, dy bashkëlojtarët e Billy Gilmourit të Skocisë i cili doli pozitiv me Covid-19.

Federata angleze e futbollit e mori këtë masë pasi dy lojtarët kishin pasur kontakt të afërt me bashkëlojtarin e tyre te Chelsea gjatë ndeshjes Skoci-Angli që përfundoi 0-0, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Gilmour doli pozitiv për Covid-19 të hënën.

Mason Mount është vlerësuar si lojtari kryesor i kombëtares së Anglisë gjatë dy ndeshjeve të para dhe pritej të kishte rolin vendimtar edhe ndaj Çekisë sot.

Anglia duhet ta mposht Çekinë për të avancuar si fitues të grupit por do të kalojnë grupin madje edhe nëse humbin pas rezultateve të djeshme.

Shpërndaje në: