U godit rëndë nga autobusi derisa po stërvitej, çiklisti: 95% gjasa që të mbetesha në karrige me rrota
Që kishte rrezikuar jetën, e që mund të mos ecte më, u kuptua nga dinamika e aksidentit, dëmi i raportuar dhe raportet e mjekëve.
Tani e thotë vetë kampioni i ciklizmit Egan Bernal. “Pasi pata 95% mundësi për të mbetur paraplegjik, e gati humba jetën duke bërë atë që dua, sot falënderoj Zotin, klinikën La Sabana, të gjithë specialistët që bënë të pamundurën, familjen time, të dashurën Maria Fernanda dhe të gjithë ju për mendimet tuaja.
Unë jam ende në terapi intensive, duke pritur ndërhyrje të tjera kirurgjike, por duke i besuar Zotit gjithçka do të shkojë mirë”.
Aksidenti i tmerrshëm që përfshiu Egan Bernal, mbretin e Giro d’Italia 2021 dhe Tour de France 2019, ndodhi të hënën në Kolumbi: 25-vjeçari nga Ineos-Grenadiers u përplas me një autobus me 65 km në orë ndërsa ishte duke kryer stërvitje, bashkë me shokët e tij me biçikletën e kronometruar.
Ndër dëmtimet kryesore janë frakturat e femurit dhe patelës dhe nevoja për të stabilizuar 6 vertebra, aspekti më delikat përsa i përket lëvizshmërisë.
View this post on Instagram