U godit me shuplakë nga Will Smith, prezantuesi Chris Rock refuzon ta paraqes rastin në polici

U godit me shuplakë nga Will Smith, prezantuesi Chris Rock refuzon ta paraqes rastin në polici

Policia thotë se komediani Chris Rock refuzoi të paraqiste një kallëzim kundër Will Smith, pasi aktori dukej se e kishte goditur atë me shuplakë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë vjetore të Çmimeve të Akademisë.

Kjo do të thotë se Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit, i cili ka juridiksionin bazë ku shfaqja u mbajt të dielën, nuk do të hetojë ose ndjekë akuzat e mundshme kundër Smith, përcjellë Periskopi.

“Subjektet hetimore të LAPD janë në dijeni të një incidenti mes dy individëve gjatë programit të çmimeve Oscar”, tha departamenti në një deklaratë.

“Incidenti përfshiu një individ që goditi një tjetër me shuplakë,” vazhdoi LAPD. “Individi i përfshirë ka refuzuar të paraqesë një raport policor. Nëse pala e përfshirë dëshiron një raport policie në një datë të mëvonshme, LAPD do të jetë në dispozicion për të përfunduar një raport hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Los Angelosi.

Shpërndaje në: