U detyrua të largonte familjen pas kërcënimeve me vdekje: Çfarë ndodhi me arbitrin e ndeshjes Real Madrid-Juventus?
Ish-gjyqtari Mark Clattenburg ka rrëfyer një ngjarje të vitit 2018, kur gjyqtari tjetër, Michael Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes ndërmjet Real Madrid dhe Juventus, përcjell Periskopi.
Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në Torino, ndërsa Bianconerët arritën t’i shënonin tre gola në Madrid në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në minutat shtesë, gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti në favor të Realit, kur Mehdi Benatia ndërhyri ndaj Lucas Vazquez dhe vendimi nxiti aludime të shumta.
Reagimet e lojtarëve të Juves ishin të menjëhershme, ndërsa kapiteni i atëhershëm Gianluigi Buffon u përjashtua me karton të kuq
Më pas, Cristiano Ronaldo, i cili asokohe mbante fanellën e galaktikëve, u tregua i saktë nga pika e bardhë (90’+8), kështu që në gjysmëfinale u kualifikuan madrilenët, të cilët i shkuan deri në fund duke e fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/2018.
Clattenburg ka treguar se gjyqtari anglez, Michael Oliver, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje, ishte detyruar të largonte familjen nga shtëpia.
“Gjyqtarët janë njerëz. Ata bëjnë gabime në nxehtësinë e momentit. Edhe unë kam bërë shumë të tilla. Por, ka një kufi. Fatkeqësisht, me rrjetet sociale, ai kufi po kalohet shumë shpejt”.
“Michael Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes, në të cilën Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve në vitin 2019 nga Real Madridi”.