U dënua me gjashtë vjet burgim, vjen reagimi i Fjolla Morinës
Fjolla Morina gjatë ditës së sotme është dënuar me gjatë vite burg nga gjykata e Kukësit.
Një lajm i tillë ka bujë të madhe në rrjet, pasi thuhet se artistja është arratisur nga shtëpia ku është dashur që qëndrojë.
Ndërkohë, në rrjetin social Instagram ajo ka bërë postimin e parë, që ka qenë një mesazh i koduar.
Në fotografi shihet një luan i përgjakur, teksa mesazhi që përçoi duket të jetë ndaj atyre që pretendon se po e dëmtojnë.
“Bota është një xhungël. Ose lufton për atë që do ose nëpërkëmbesh nga ata që duan më shumë”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.