U arratis nga drejtësia, flet avokati i të dënuarit për vrasjen e Ivanoviqit

U arratis nga drejtësia, flet avokati i të dënuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Mahmut Halimi, avokat i Marko Roshiq, të shpallurit fajtor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se që nga dita e shpalljes së aktgjykimit, edhe më parë, nuk ka pasur komunikim me klientin e tij të arratisur nga drejtësia.

Në një deklarim për Paparacin të martën, Halimi tha se Roshiq konsiderohet i arratisur që nga dita e shpalljes së aktgjykimit kundër tij dhe tre të tjerëve.

“Po, ai nuk është paraqitur në Gjykatë në ditën e shpalljes së aktgjykimit. Unë kam qenë aty si përfaqësues i tij në Gjykatën në Mitrovicën e Veriut, por ai as nuk është lajmëruar e as nuk ka ardhur në seancë. Që nga ajo ditë nuk kam pasur kurrëfar komunikimi me të”, tha avokati Mahmut Halimi.

Arratiset njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq

 

Shpërndaje në: