Tyson Fury njofton se kushëriri i tij u sulmua me thikë për vdekje

Tyson Fury njofton se kushëriri i tij u sulmua me thikë për vdekje

Tyson Fury ka treguar se kushëriri i tij është goditur me thikë për vdekje.

Siç shkruan SkySport, mësohet se Rico Burton, 31 vjeç, ishte një nga dy personat e sulmuar jashtë një lokali në zonën Goose Green të Altrincham, Greater Manchester, në orët e para të së dielës.

Policia u thirr në Railway Street rreth orës 3:30 të mëngjesit, ku një djalë 17-vjeçar gjithashtu pësoi lëndime të rënda.

Kampioni i botës në peshën e rëndë Fury postoi në Instagram për të njoftuar se kushëriri i tij kishte vdekur pasi ishte “therrur në qafë”.

Ai shtoi: “RIP Rico Burton – Zoti Zoti ju dhëntë një vend të mirë në parajsë, shihemi së shpejti.”

Trajneri i boksit, Steve Egan, i cili ka trajnuar Fury dhe zotin Burton, gjithashtu postoi një homazh në rrjetet sociale.

“Rico Burton, boksier fantastik, shumë i aftë, djalë i bukur dhe gjithmonë i buzëqeshur”, ka shkruar ai në facebook.

Shpërndaje në: