Twitter vendos t’i ndalojë reklamat politike
Rrjeti social Twitter po planifikon që nga data 22 nëntor të ndalojë reklamat politike në të gjithë botën, me arsyetimin se arritja e mesazheve të tilla duhet të fitohet e jo të blihet, transmeton Periskopi
“Ndërkohë që reklamat në internet janë të fuqishme dhe shumë efektive për tregtarët, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën’’, ka shkruar në Twitter themeluesi i kompanisë, Jack Dorsey.
Llojet e mediave sociale janë nën një kontroll të veçantë përpara zgjedhjeve të 2020’ës në SHBA.
Për dallim nga Twitter, shefi i Facebook’ut, Marck Zuckenberg ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të reklamave politike./PERISKOPI/