Twitter sjell ndryshime të reja në politikat e privatësisë, braktis “Do Not Track”

Twitter sjell ndryshime të reja në politikat e privatësisë, braktis “Do Not Track”

Rrjeti social tani do të mbajë për një kohë ë të gjatë informacionin që grumbullon nga shfletuesit për të ofruar reklamat më të volitshme për përdoruesit jo nga Twitter por palët e treta.

Twitter do të largojë mbështetjen për Do Not Track duke ndryshuar kështu mënyrën sesi ndan informacioni e përdoruesit me palët e treta.

Rrjeti social tani do të mbajë për një kohë më të gjatë informacionin që grumbullon nga shfletuesit për të ofruar reklamat më të volitshme për përdoruesit jo nga Twitter por palët e treta.

Por në të njëjtën kohë Twitter do tu ofrojë përdoruesve më shumë kontroll mbi llojin e të dhënave që mund të përdoren nga reklamuesit si dhe më shumë transparencë për informacionin që grumbullon rreth jush.

Funksionalitetet e reja janë aktive sakaq politikat e reja të privatësisë nuk hynë në fuqi përpara datës 18 Qershor. Nëse vizitoni seksionin “Your Twitter Data” në fushën e konfigurimit të llogarisë do të vëreni më shumë informacion rreth aktivitetit tuaj dhe mënyrës sesi po u reklamohet.

Mund të shikoni vendodhjet që keni vizituar dhe një listë interesash dhe kategorish që u përshtaten më mirë. Gjithashtu mund të kërkoni informacion nga reklamuesit të cilët ju kanë kategorizuar në grupe.

Reklamimi dhe personalizimi

Në Twitter.com vizitoni Settings > Privacy and safety > Personalization and Data. Tashmë në këtë seksion do të vëreni opsione shtesë për personalizimin e reklamave bazuar në informacion që lejoni aksesin.

Nëse pranoni mund ti lini të gjitha aktive siç janë automatikisht e nëse jo mund ti ç’aktvizoni të tëra. Secili prej opsioneve shpjegohet mësë miri.

Do Not Track

Në 2012-ën Twitter vendosi të ofronte opsionin në fjalë i cili është një sistem i cili ndalon gjurmimin nga uebi. Çdo shfletues dhe çdo shërbim që kishte të aktivizuar DNT mbronte përdoruesit nga gjurmimi.

Ndryshimet e reja në Twitter e heqin këtë mundësi. DNT gjithnjë ka qenë një nismë pa destinacion. Kjo sepse çdo përdorues mund të shmangte gjurmimin me një bllokues të thjeshtë reklamash.

Shpërndaje në: